‘Kaligula’ nga dora e fotografit Atdhe Mulla

22 Tetor, 2018 - 4:32 pm

Një sesion i veçantë fotografik vjen si pasaportë e shfaqjes “Kaligula” me regji nga Kushtrim Koliqi.

Drama “Kaligula” është një kryevepër e artit teatral, që është jetësuar ndër vite në skenat më të njohura teatrale. Kjo vepër e Camus është shkruar për herë të parë në vitin 1938, për t’u botuar më në fund në vitin 1945.

Personazhi Kaligula kapërceu mes lojës së shtatë aktorëve që ishin në skenë: Gresa Pallaska, Adrian Morina, Allmir Suhodolli, Meli Qena, Armend Baloku, Besart Sllamniku, Shkëlzen Veseli dhe Ylber Bardhi, në muajin maj të këtij viti kur edhe u inskenua në TKK.

“Të qeverisësesh do të thotë të vjedhësh”, është një nga fjalitë që të ngulitet fort në mendje, e që theksohet gjatë shfaqjes. Rrobat e personazheve në skenë janë të grisura, Kaligulën e identifikon një shallë ngjyrë vjollce që tregon pushtetin.

Arsyeja përse Koliqi e ka ndarë “Kaligulen”, në shtatë personazhe është pasi që ai ka dashur të luaj me fuqinë që Camus ia ka dhënë Kaligulës dhe ka dashur që këtë fuqi ta vë në lojën e shtatë aktorëve. Secili aktor që në 80 % të lojës është në pozitën e të nënshtruarit, momentin që vjen në rolin e “Kaligulës”, e keqpërdor atë pushtet në nënshtrimin e të tjerëve. / KultPlus.com

(Fotografitë janë publikuar me lejen e Kushtrim Koliqit, realizuar nga Atdhe Mulla)