‘Karnavalet e Korçës’, komedia rikthehen së bashku në skenë pas 17 vitesh Arben Dervishin dhe Zamira Kitën

15 Shtator, 2024 - 4:30 pm

Në skenën e Teatrit Kombëtar do të ngjitet të dielën e 15 shtatorit shfaqja “Karnavalet e Korçës” me regji të Erion Isait.

Kjo komedi rikthen nga SHBA, aktorin Arben Dervishi, duke e bashkuar në skenë pas 17 vitesh me Zamira Kitën. Ata luajnë rolet e Nikollaqit dhe Olimbisë, tregtarë të fuqishëm në Korçë, që kërkojnë dhëndër për vajzën e tyre 36 vjeçare, Afrovitin.

Zamira Kita: Ky rikthim ishte i bukur me shumë emocion, nuk pati vështirësi, ne e gjetëm shumë mirë njëri tjetrin.

Arben Dervishi: Vështirësitë i ndjeva vetëm unë por ambienti që më rrethoi ishte i mrekullueshëm dhe më emocionoi. Në fund është spektatori ai që vendos, Korça nuk më kishte harruar.

“Karnavalet e Korçës” vjen ndryshe, me personazhe që mbajnë qëndrimet e tyre mbi veprën dhe ngjarjet që ndodhin.

Erion Isai: E kemi zhvendosur në një kohë pa kohë , tashmë trajtuar mbi efektet që shoqëria ka, efekti bullizmit financiar dhe diferencimi klasor dhe  sigurisht atmosfera serenatave te Korces dhe  humori tipik do ti gërshetojë bashkë këto elementë në një komedi që deri tani ka bërë një sukses absolut.

Salsano Rapi: Unë luaj rolin e prefektit të Korçës. Publiku do të ketë një furi të qeshurash nga kjo shfaqje.

Shfaqja “Karnavalet e Korçës” do të shfaqet për publikun artdashës në Teatrin Kombëtar nga data 15 deri më 22 shtator”./TopChannel/KultPlus.com

Screenshot

Të ngjajshme