24 Mars, 2019 - 2:00 pm
Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Amerikë, komedia “55 shades of gay” nga Kosova, do të shfaqet për 3 net me radhë në Bern, në teatrin Schlachthaus.
Shfaqja, e prodhuar nga Qendra Multimedia e Prishtinës, do të luhet në gjuhën shqipe, me titra në gjuhën gjermane, në datat 28, 29 dhe 30 mars (www.schlachthaus.ch).
Pas shfaqjes së tretë, me date 30 mars, do të mbahet edhe një koncert i këngëtares së njohur nga Kosova, Edona Reshitaj.
“55 shades of gay” është shkruar nga Jeton Neziraj, regjinë e ka bërë Blerta Neziraj, kurse luajnë: Tristan Halilaj, Bujar Ahmeti, Shengyl Ismaili, Semira Latifi, Verona Koxhaj e Luan Durmishi (vokal).
Qendra Multimedia nga Prishtina që është konsideruar si ‘njëra nga kompanitë teatrore më interesante dhe më provokative nga Evropa Juglindore’, ka sjellur me shfaqjen ‘55 shades of gay’, një performancë argëtuese politike dhe provokative.
‘55 shades of gay’ është realizuar nga një kastë e 5 aktorëve të mrekullueshëm kosovarë dhe nga një ekip i artistëve teatrorë eminentë nga Gjermania, Kosova, Franca dhe Serbia.
Skenografia dhe kostumet: Sebastian Ellrich / Muzika: Irena Popovic / Koreografia: Florian Bilbao, menaxhere e skenës: Lendita Idrizi, ass. e regjisë: Verona Koxha, mjeshtër i dritave: Mursel Bekteshi. / KultPlus.com
Video trailer i shfaqjes: https://www.youtube.com/watch?v=qzNwo3m72OM