11 Shtator, 2024 - 8:31 pm
Një komedi premierë po vjen në teatrin “Migjeni”, këtë fundjavë, nën regjinë e Driada Dervishit.
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i uroi suksese, trupës që do të interpretojë “Krimi është i imi” dhe tha se, pas një sezoni veror mbushur me koncerte, radhën e ka teatri.
“Krimi është i imi” do të shfaqet më 13, 14 dhe 15 shtator në teatrin “Migjeni” të Shkodrës.
Do të ngjiten në skenë disa nga aktorët më të talentuar: Linda Jarani, Olta Daku, Rudina Dembacaj, Neritan Liçaj, Jozef Shiroka, Pjerin Vlashi, Nikolin Ferketa, Romir Zalla, Merita Smaja, Fritz Selmani, me pjesëmarrjen e veçantë të Besnik Çinarit.
“Krimi është i imi” është një komedi e përshtatur sipas tekstit së George Bell e Louis Verneuil dhe nga skenari i filmit me regji të François Ozon. Kjo komedi është pjesa e tretë e një triologjie komedish që frymëzohet nga gratë dhe u kushtohet grave. Në këtë trilogji bëjnë pjesë komeditë “Vazo kineze”, “8 gratë”, (e cila është vënë në teatrin “A.Z. Çajupi” duke u shfaqur mbi 40 herë) dhe “Krimi është vetëm i imi”./atsh/ KultPlus.com