17 Qershor, 2023 - 1:00 pm
Komuna e Pejës me rastin e 24 vjetorit të Çlirimit, ka ndarë mirënjohje ‘Post Mortum’ për aktorin e ndjerë Istref Begolli, me rastin e 90 vjetorit të lindjes dhe 20 vjetorit të vdekjes së tij, shkruan KultPlus.
Ky çmim iu dha aktorit Begolli “Për kontributin e tij në hedhjen e themeleve të Artit Skenik në Kosovë, për arritjen që ti jetësoj mbi 150 role në teatër, film dhe televizion, si themelues i Dramës Shqipe që nga viti 1948 dhe si fitues i shumë çmimeve Kombëtare dhe Ndërkombëtare si ikonë e teatrit’’.
Emrin e aktorit Istref Begolli e mban Teatri i Qytetit të Pejës/KultPlus.com