24 Shkurt, 2025 - 5:31 pm
Në Teatrin Oda sonte nga ora 20:00 do të jepet premiera e shfaqjes “Kufiri” me regji të Sovran Nrecaj, shkruar nga Ana Ristoska Trpenoska.
Në këtë shfaqje një djalë 12-vjeçar është i shtirë në mes të skenës. Sikur ëndrra Evropiane, ashtu edhe shfaqja është po aq e vërtetë sa është e imagjinuar. Kufiri është një eksplorim teatror mbi migrimin, zhvendosjen dhe politikat e përkatësisë. Katër aktorë kalojnë nga një rol në tjetrin, duke shkrirë kufijtë mes teatrit dhe jetës, faktit dhe iluzionit. Shfaqja rrëfen historinë e një familjeje që rrezikon gjithçka për një të ardhme të pasigurt, e ndërthurur me rrëfime të tjera të frymëzuara nga përvoja të vërteta të emigrantëve. Nga policia kufitare te trafikantët, nga media te vetë emigrantët, shfaqja zbërthen realitetet e ndërlikuara të udhëtimeve të migrimit, transmeton Klankosova.tv.
Shfaqja pyet: kush mund të kalojë, kush mbetet pas, dhe me çfarë çmimi?
“Kufiri” përballet me një nga krizat më urgjente të kohës sonë: migrimin masiv nga Ballkani, veçanërisht Kosova. Shfaqja trajton migracionin e shtyrë nga politikat kufizuese të Evropës dhe pabarazitë tjera globale.
Reprizat e kësaj shfaqjeje jepen më 27-28 shkurt 2025, në orën 20:00, në teatrin Oda, në Prishtinë.