4 Shtator, 2020 - 12:39 pm
Në muajin korrik, Teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” i janë shtuar edhe gjashtë aktorë të rinjë, duke plotësuar kështu trupën e aktorëve të këtij teatri.
Ndërsa ditën e djeshme, ishte Teatri “Adriana” i qytetit të Ferizajt që ka bërë plotësimin e trupës rezidente me tetë aktorë të rijnë.
Kushtet e vëna për këtë konkurs, sidomos pas shpalljes së rezultateve dje nga teatri “Adriana” në Ferizaj, nuk janë përkrahur nga artistët të cilët nuk janë vonuar me reagimet e tyre, shkruan KultPlus.
Mos përzgjedhja e aktorit Shpëtim Selmani në trupën rezidente të Teatrit të Ferizajt, ka bërë që aktori Shkumbin Istrefi të reagojë menjëherë. Sipas tij, Selmani është në mesin e aktorëve më të talentuar që kemi.
“Degjova qe aktori Shpetim Selmani nuk qenka pranuar ne ansambel ne Teatrin e Ferizajit. Sipas meje, Shpetimi eshte ne mesin e aktoreve me te talentuar dhe te ngritur qe kemi.
Kjo mund te jete fat per Teatrin Kombetar. Shpetimi e ka vendin ne Teatrin Kombetar”, ka shkruar Istrefi.
Për mënyrën e vlerësimit ka reaguar sot edhe aktori Kushtrim Hoxha. Ai është shprehur se kjo mënyrë vlerësimi që po praktikohet për zgjedhjen e aktorëve është diskriminuese dhe fyerje për aktorin. Ai gjithashtu ka reaguar edhe për diskriminimin gjinor që po bëhet në teatër.
“Eshte shume mire qe teatrot ne Kosove po punsojnë aktoret, mirpo menyra e vlersimit dhe qasja me duken shume gabim. Sidomos ky verzioni me komisione vlersuese me pike shume diskriminues dhe fymje per aktorin.
Gjithashtu te mos egzistoj daskriminimi gjinor se teatri nuk eshte ode e burrave.
Dhe gjithashtu idea qe nje aktor duhet te jete gjithsesi prej nje qyteti ose rajoni te caktuar qe te pranohet ne pune eshte mendesi shume lokaliste dhe per mendimin tim do ta demtoje rande teatrin e Kosoves ne te ardhmen”, ka shkruar Hoxha. / KultPlus.com