Laura Nezha dhe Mehmet Xhelili vijnë me një komedi erotike

28 Korrik, 2021 - 3:54 pm

Komedia erotike  “Duke edukuar Ritën” do ngjitet  në skenën e Teatrit Veror të Universitetit të Arteve nga Teatri Shëtitës Çajupi , në fundin e muajit korrik 2021.

Vepra teatrore e vlerësuar me çmim, e Willy Russell, e cila ka qënë një sukses botëror në teatër, por edhe në adaptimin e tij në film, e nominuar për çmimin Oskar, merr jetë në skenën e Teatrit Shëtitës në një performance moderne nga Kiço Londo. Mehmet Xhelili luan dhe drejton  Laura Nezhën, e cila zgjedh atë si mësuesin që do të ndryshojë jetën e saj përgjithmonë!

Një dashuri “e papërshtashme”, me humor dhe kthesa vjen për të tronditur  botën tonë teatrale dhe për të na kujtuar se nuk është kurrë vonë dhe gjithçka është e mundur, kur ndjekim atë që mbrojnë zemrat dhe ëndrrat tona! Një punë thellësisht shoqërore dhe politike që adreson me hollësi tekstet e gabuara dhe shqetësimet për shoqërinë dhe arsimin që karakterizojnë epokën që ne vazhdojmë të jetojmë edhe sot: padrejtësia e klasës, pamjaftueshmëria e sistemit arsimor që nuk promovon të menduarit kritik, procesin e brendshëm të domosdoshëm të vetë-përmirësimit për individin dhe të mirës së përgjithshme!

Ndryshimi dhe transformimi që të gjithë duam, por pakkush e arrin atë, ndodh para syve të spektatorëve përmes ndërveprimit të dy personazheve, të cilët në fund të veprës nuk do të jenë kurrë më të njëjtët!/ dosja.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme