24 Korrik, 2024 - 9:31 pm
Leze Qena- lindur si Elizabeta Spaqi (1 Mars 1935 – 25 Mars 2020), ishte një aktore kosovare.
Gjithmonë plot nur e buzëqeshje, Leze Qena i ka bërë ballë sfidave të jetës me pozitivitet.
Një aktore e njohur dhe një grua që ka lënë gjurmë në artin shqiptar, Leze Qena ndër vite është ngritur në profesion, njëjtë siç e ka ruajtur bukurinë dhe thjeshtësinë e saj.
Në këto fotografi, të cilat Lezja i pati ndarë me KultPlus në të kaluarën, e shohim atë të shoqëruar nga aktorët tjerë në rolet e ndryshme. Njëjtë janë edhe fotot e Lezes në etapa të ndryshme të jetës.
Derisa i shohim e i shijojmë këto fotografi, kujtojmë se Lezja ka lindur në Prizren ndërsa më pas erdhi në Prishtinë ku u fut në jetën kulturore, me fokus sidomos teatrin.
Rolet e saj mes tjerash janë te “Mahmutovitët dhe Rexhepovitët”, “Shkolla e Fshatit”, “I ikuri”, “Familja Moderne” dhe projekte tjera.
Leze Qena vdiq më 25 mars 2020./ KultPlus.com