20 Shtator, 2024 - 11:48 pm
Pas “Borëbardhës” dhe “Romeo dhe Zhuljeta”, Angelin Preljocaj u rikthye këtë mbrëmje në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit me kryeveprën e Çajkovskit por me disa rregullime më bashkëkohore, “Liqenin e Mjelmave”.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u shpreh se me muzikën mahnitëse të Çajkovskit dhe koreografinë e përsosur të Angelin Preljocaj, “Liqeni i Mjelmave” zhyti në një botë ëndërrash të gjithë spektatorët e Teatrit të Operas dhe Baletit.
“Një mbrëmje spektakolare nën magjinë dhe elegancën e “Liqenit të Mjelmave”. Një nga veprat më të dashura të baletit klasik, me një histori epike dashurie, magjie dhe sacrifice. Me muzikën mahnitëse të Çajkovskit dhe koreografinë e përsosur të Angelin Preljocaj, “Liqeni i Mjelmave” zhyti në një botë ëndërrash të gjithë spektatorët e Teatrit të Operas dhe Baletit”, shkruan Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.
“Liqeni i Mjelmave”, një nga baletet më të famshme në histori, mirëpret sërish nesër mbrëma në orën 20:00 artdashësit në Teatrin e Operas dhe Baletit./KultPlus.com