29 Maj, 2022 - 11:55 pm
Po bëhen përgatitjet e fundit për Karnavalet e Korçës, të cilat mbahen tradicionalisht në Korçë të Shqipërisë, shkruan KultPlus.
Organizatorët njoftojnë se kjo festë do të mbahet më 4 qershor, dhe duke u bazuar në vitet paraprake, pritet të jetë një festë madhështore.
Bashkia e Korçës ka dalë me një njoftim për këtë festë, duke porositë qytetarët se nëse kanë zgjedhë maskën.
“Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve po afron!
Në datë 4 QERSHOR vjen festa më e bukur që çel sezonin turistik!
KRÇA është gati për magjinë e karnavaleve!
Po ti e zgjodhe maskën tënde? ”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Korçës./ KultPlus.com