31 Gusht, 2018 - 10:30 am
Elbenita Kajtazi dhe Marigona Qerkezi ishin gjysmë-finaliste të garës së madhe operistike Operalia, shkruan KultPlus.
Ato mbrëmë ishin në garë bashkë me 24 artistë të tjerë për të hyrë në finale të kësaj gare.
Këtë të dyja kosovaret nuk e arritën mirëpo duartrokitjet dhe dashurinë e publikut e morën me vete.
“Te dashur miq e familjare, dua te ju falenderoj nga zemra per mbeshtetjen e perhershme qe me jepni pergjate rrugetimit tim artistik, pjese e te cilit ishte edhe Operalia.
Ju faleminderit shume”, ka shkruar në rrjetin social Facebook soprano Marigona Qerkezi.
Elbenita Kajtazi dhe Marigona Qerkezi, nuk janë shqiptaret e vetme që morën pjesë në këtë garë.
Në vitin 1993, këtë çmim e pati marrë Inva Mula ndërsa në vitin 2016-të njëri nga fituesit ishte tenori Ramë Lahaj.
OPERALIA është themeluar në vitin 1993 nga i madhi Placido Domingo për të promovuar dhe ndihmuar talentet e reja në botën e operës./ KultPlus.com