Marigona Qerkezi në Televizionin e famshëm italian “Rai 5”, do të transmetohet performanca e saj operistike

2 Mars, 2021 - 4:25 pm

Kanali më i madh kulturor në Itali, ‘RAI 5’ gjatë ditës së nesërme do të transmetoj operën “L’Elisir d’Amore”, pjesë e së cilës është edhe sopranoja e njohur kosovare Marigona Qerkezi, shkruan KultPlus.

Opera “L’Elisir d’Amore” e Gaetano Donizetti në të cilin Qerkezi luan rolin e protagonistes Adina, u interpretua në Teatrin ‘Petruzzelli’në Bari të Italisë.

Ky teatër ishte i pari që dha një shfaqje komplete pas mbylljes që u bë si shkak i pandemisë.

L’Opera – International Magazine kishte shkruar se Qerkezi është një ‘Adina’ me teknikë të pasur me sensibilitet në portretizimin e një vajze që kërkon diçka që shndërrohet në dashuri.

“Marigona Qerkezi është një #Adina me një teknikë të pasur me sensibilitet dhe zemër, në portretizim të një vajze në kërkim të diçkaje që do të shndërrohet në dashuri. Vokal me një sensibilitet të jashtëzakonshëm..”, thuhet ndër të tjera nga kjo magazinë./ KultPLus.com

Të ngjajshme