27 Maj, 2022 - 1:16 pm
Duke kujtuar me nostalgji krijuesin dhe kultivuesin e këngës popullore, i cili pasuroi jetën, trashëgiminë dhe traditën tonë, vjen një performancë teatrore kushtuar rapsodit me vlera të larta artistike e njerëzore, Rizah Bllaca, përcjell KultPlus.
“Me këngët e Rizah Bllacës” vjen nën regjinë e Zana Durakut e cila ka falënderuar edhe kompozitorin Trimor Dhomin për ndihmën e dhënë gjatë realizimit.
Në këtë performancë do të interpretojnë Xhemail Gllavica, Rabije Kryeziu dhe Armend Ballazhi.
Ngjarja mbahet në vendlindjen e Rizahut në Suharekë, në 34 vjetorin e vdekjes së doajenit.
Ky organizim mbahet më datë 28 maj tek Shtëpia e Fellbahut, në ora 20:00. / KultPlus.com