Me shfaqjen “Ivanovi”, sot fillon Festivali i Teatrit Shqiptar – MOISIU

16 Nëntor, 2022 - 9:50 am

Teatrot kryesore shqiptare janë bërë bashkë për të organizuar Festivalin e Teatrit Shqiptar – MOISIU, i cili edhe fillon sot, shkruan KultPlus.

Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Shqiptar Shkup, Teatri Kombëtar i Shqipërisë, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, do të prezantojnë festivalin më të madh të teatrove shqiptare nga të trija shtetet me 12 trupa teatrore.

Ky festival është emruar në bazë të artistit të madh shqiptar të teatrit evropian – Aleksander MOISIU!

Ndërkaq, ky festival do të jetë i përvitshëm dhe do të organizohet në çdo nëntor në rotacion: Shkup, Tiranë, Prishtinë!

Festivali do të fillojë sot, pra më 16 nëntor, me shfaqjen “Ivanovi” nga Teatri Kombëtar i Shqipërisë, për të përfunduar më 27 nëntor me shfaqjen “Tri motrat” nga Teatri Shqiptar i Shkupit. /KultPlus.com

Të ngjajshme