30 Dhjetor, 2022 - 10:00 pm
Teatri Arcimboldi në Milano ka anuluar dy shfaqjet e balerinit Serghei Polunin. Yllit i kërcimit rock me origjinë nga Khersoni, por pro rus, ishte në qendër të polemikave, për shkak të tatuazhit të portretit të Putinit në gjoks, të cilat çuan në anulimin e shfaqjes.
“Vendimi u mor në marrëveshje me kompaninë. Nuk ka klimë që të përfaqësojë një shfaqje arti dhe të nxjerrë ndjesitë e duhura prej saj. Ndoshta klima ka ndryshuar përgjithmonë”, shpjegoi drejtori i Arcimboldi, Gianmario Longoni.
Vendimi për të anuluar shfaqjen e Polunin e cila ishte planifikuar të ishte në Teatrin Arcimboldi në Milano në dhjetor 2019 dhe më pas u shty pesë herë për shkak të Covid-it dhe një dëmtimi të balerinit, nuk ishte “i sferës kulturore, por i përgjegjësisë sociale”, kanë shpjeguar drejtuesit, transmeton a2news.
“Në një klimë tensioni dhe kërcënimesh, e kemi të vështirë të mbajmë zgjedhjet tona artistike, vlerat e pacifizmit dhe tolerancës së të cilave janë të natyrshme në programimin e vetë teatrit, i cili tashmë ka marrë anë kundër mizorive të luftës duke organizuar Gala-n “Dance for Peace” në prill 2022″. Spektatorët që kanë blerë bileta për shfaqjen do të mund të kërkojnë rimbursim duke ndjekur udhëzimet në faqen e internetit të teatrit./a2news/ KultPlus.com