Mentor Zymberaj me “Ëndrra e Hamletit”, u prezantua suksesshëm në Ukrainë

10 Qershor, 2018 - 1:29 pm

“Ëndrra e Hamletit”, shfaqje që është e bazuar në veprën e Shekspirit “Hamleti, Princi i Danimarkës”, me tekst të Nina Mazur dhe regji e interpretim të Mentor Zymberaj, u dha në Festivalin Ndërkombëtar “Vidlunja” në Klemenitsky, Ukrainë, shkruan KultPlus.

Sipas aktorit dhe njëherësh regjisorit të kësaj shfaqje Mentor Zymberaj, “Ëndrra e Hamletit” u vlerësua lartë nga spektatorët, artistët dhe ekspertët ndërkombëtar në këtë festival. Ai këtë e bëri publike përmes një publikimi në Facebook.

“Ëndrra e Hamletit”, është dhënë në kuadër të edicionit të 20-të jubilar të këtij festivali, ndërsa ka përfaqësuar Kosovën dhe artin skenik shqiptarë në konkurrencën ndërkombëtare.

“Ëndrrat e Hamletit” është realizim i Shtëpisë Teatrore Filmike AKT & ITI-Qendra në Kosovë, në bashkëpunim të teatrit Dodona dhe Komunës së Prishtinës./ KultPlus.com

Të ngjajshme