31 Korrik, 2019 - 12:31 pm
Në kabinetin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve për Kinematografi, ku veç tjerash u premtua edhe mbështetje nga ana e MKRS-së për filmin për arsye të rritjes së buxhetit.
Ministri Gashi në fjalën hyrëse përgëzojë jurinë profesionale për zgjedhjen e fituesve, duke thënë se ata kanë bërë zgjedhjen e duhur.
“Mua si ministër më mbetet t’u falënderoj për punën dhe angazhimin. Jemi me fat që viti aktual si dhe vitet 2018, 2017 kanë qenë vite të suksesshme për filmin edhe në arenën ndërkombëtare, andaj Minstria e Kulturës ka përkushtim edhe më të madh për regjisorët dhe aktorët tanë, të cilët po punojnë mjaftueshëm duke arritur të depërtojnë edhe në festivale prestigjioze.
Juria profesionale ka vendos t’i ndajë këto tri çmime. Çmimi kryesor i është nda regjisores Burbuqe Berisha dhe aktorit Kushtrim Hoxha, kurse çmimi post-mortum i është nda poetit dhe kritiku Azem Shkreli. Besoj se ka qenë vendmimmarrje e drejtë.
Duke pasë parasysh që viti 2018 ka shënu rritje më të madhe edhe të buxhetit, jemi duke shqyrtuar mundësinë të ofruar mbështetje aty ku ka rezultat”, ka thënë ministri Gashi në këtë ceremoni të ndarjes së çmimeve.
Çmimi kryesor për vepër jetësore post-mortum “Bekim Fehmiu” iu nda poetit dhe kritikut Azem Shkreli, të cilin e pranoi Valon Shkreli familjar i tij. Kurse çmimi vjetor për Kinematografi iu nda regjisores Burbuqe Berisha dhe aktorit Kushtrim Hoxha.
More Raça, skenariste, Marigona Bekteshi-Ferati, dramaturge, Nëntor Fetiu dhe Fisnik Ademi, aktorë, kanë qenë anëtarë të jurisë.
“Me vendim unanim është vendosur që çmimi postmortum “Bekim Fehmiu” t’i ndahet poetit dhe kritikut Azem Shkreli, për kontributin e madh në zhvillimin e kinematografisë kosovare.
“Kur pranvera vonohet”, “Era dhe lisi”, “Proka”, e te tjerë, janë disa nga filmat e realizuar, në kohën kur Shkreli udhëheqte Kosova Filmin”, përmendi Raça.
“Kinematografia kosovare gjatë vitit 2018, ka arritur suksese të mëdha. Regjisorja Burbuqe Berisha realizojë filmin “Një tregim Prishtine” me të cilin u shpërblye me çmimin e medias në Tiranë. Kurse aktori Kushtrim Hoxha i cili interpretoi në filmin “Nëntor i ftohtë” nën regjinë e Ismet Sijarinës, film që u shpërblye në Cyrih me çmimin e audiencës si dhe fitoi edhe disa çmime tjera” – përfundoi ajo.
“Ky çmim për mua është privilegj i madh” u shpreh Berisha në fjalën e saj. “Falemnderit ministër që qëndron gjithmonë afër neve, dhe uroj që kjo veti e juaja të vazhdojë edhe më tutje” potencoi fituesja Burbuqe Berisha. /KultPlus.com