MKRS ndan çmimet vjetore për teatër, ‘+18’ merr çmimin ‘Shfaqja më e mirë’

27 Mars, 2022 - 2:53 pm

Në ditën Botërore të Teatrit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë çmimet vjetore për teatër, përcjell KultPlus.

Këtë vit juria është përbërë nga Majlinda Bregasi , Vlora Merovci Berisha, Qendresa Jashari, Afrim Spahiu dhe Kushtrim Mehmeti.

Çmimin për shfaqjen më të mirë e mori shfaqja ‘+18’ nga David Mamet dhe Arian Krasniqi, me regji të Qendrim Rijanit.

“Shfaqja ‘+18’ vjen në skenën e teatrit të Gjakovës ‘Hadi Shehu’ vetëm me 14 aktorë, në një hapësirë të vogël skenike. Në këtë shfaqje, regjisori ka përshtatur me mjeshtëri karakteret, figurat dhe kontekstin. Skenografia racionale, minimale me në qendër lojën dhe emocionet e aktorëve, shfaqja ‘+18’ Meriton të quhet shfaqja më e mire e vitit 2021 sepse nuk na është paraqitur vetëm si një realizim skenik, por si një krijim skenik ku çdo gjë ka funksionuar në mënyrë perfekte”- tha Bregasi pas ndarjes së çmimit.

Çmimin e pranoi drejtori i teatrit të Gjakovës, Edi Kastrati i cili falënderoi bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që e vlerësuan këtë shfaqje/ KultPlus.com

Të ngjajshme