27 Mars, 2022 - 3:07 pm
Në ditën Botërore të Teatrit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë çmimet vjetore për teatër, përcjell KultPlus.
Këtë vit juria është përbërë nga Majlinda Bregasi , Vlora Merovci Berisha, Qendresa Jashari, Afrim Spahiu dhe Kushtrim Mehmeti.
Çmimin për prezantim të suksesshëm ndërkombëtar këtë vit e morën dy artistë, Mentor Zymberaj dhe Jeton Neziraj.
“Duke marrë parasysh se ky çmim ka si kriter numrin e performancave dhe vlerësimet e suksesshme jashtë vendit, kandidatët kanë përmbushur të dyja këto kritere. Njëri me numrin e performancave dhe tjetri me numrin e çmimeve nëpër konkurse ndërkombëtare, ndaj secili e Meriton vlerësimin më të lartë nga shteti i tyre për prezantim ndërkombëtar.” – tha kryetarja e jurisë, Majlinda Bregasi./ KultPlus.com