Monodrama ‘ARKA’ e Mentor Zymberajt fiton Çmimin Kryesor të Festivalit Ndërkombëtar Teatror ‘Actor of Europe’

13 Korrik, 2024 - 7:47 pm

Shfaqja “ARKA” me tekst, regji dhe aktrim të Mentor Zymberajt ka fituar Çmimin Kryesor të Festivalit Ndërkombëtar Teatror “Actor of Europë”, i cili është mbajtur në Prespë- Maqedoni.

Përmes një njoftimi për media është bërë e ditur se shfaqja “Arka” ka fituar çmimin “Shfaqja më e mirë” pasi Juria Ndërkombëtare e Festivalit ka vlerësuar lartë shfaqjen dhe gjitha segmentet artistike të saj.

Artistët tjerë të cilët morën pjesë në monodramën ARKA janë:

Mirak Zymberaj – Asistent regjisor,

Bibi Qena – Zeri i aktores

Mrike Zymberaj – kostumografi

Astrit Pallaska – Kompozitor

Memli Kelmendi – Perpunues toni dhe efekteve

Yllka Kuqi – Soliste

Fadil Bekteshi – Ndriques

Miran Zymberaj – Organizator

Shfaqja “ARKA” është realizim i Shtëpisë Teatrore Filmike AKT e cila këtë vit shënon 30 vjetorin e saj jubilar./ KultPlus.com

Të ngjajshme