11 Dhjetor, 2023 - 11:29 am
Festivali Teatror “Hapat” zhvilloi mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve. Ky festival pati mbështetjen e Ministrisë së Kulturës si dhe bashkëpunimin me Universitetin e Arteve, duke shënuar finalizimin e Fondi të Teatrit Për të Rinj.
“Në një atmosferë rinore, plot energji dhe pasion ndamë në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” çmimet e edicionit II të Festivalit të Teatrit për të Rinj”, u shpreh ministrja e Kulturës, Margariti. Pas një pune krijuese, pasi kanë mbledhur duartrokitje në skena të ndryshme teatrore nëpër Shqipëri, më të mirët për vitin 2023 janë:
Shfaqja më e mirë: “Ikja”
Regjia më e mirë: Ina Morinaj
Aktori më i mirë: Refael Hoxhaj
Aktorja më e mirë: Asiana Koka
Koreografia më e mirë: Semela Skënderasi/Zoi Tollumi
Skenografia më e mirë: Dorian Kodra
Kostumografia më e mirë: Redina Qose
Muzika më e mirë: Rafael MarinajNë mbrëmjen gala ishin në cilësinë e të ftuarit special artistët StrinGirls, URBAN Band dhe Bledi Polena. / atsh / KultPlus.com