24 Dhjetor, 2020 - 9:44 am
Është përmbyllur edicioni i 4-të i festivalit teatror, Prishtina International Theatre Festival, shkruan KultPlus.
Në këtë edicion të sivjetmë të PITF, garuan gjithsej 4 shfaqje, të cilat ishin trupa teatrale nga Bullgaria, Kroacia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Edicioni i 4-të i këtij Festivali nën vlerësimin e jurisë së medias dhe të studentëve, përzgjodhi fituesit e çmimeve për shfaqjen, aktorin/en, regjinë dhe rolin dytësor më të mirë.
Juria profesionale përbëhej nga aktorët Donat Qosja, Arbnesha Grabovci Nixha dhe Adam Haraga. Studentët dhe veprimtarët e teatrit prisnin me padurim kumtimin e fituesve, teksa fituesit e çmimeve dalëngadalë filluan të thuheshin.
Çmimi “Best plays student’s choice” shkoi për shfaqjen “Possible Words” nga Maqedonia e Veriut.
Nën vlerësimin e jurisë të përbërë nga gazetarët Lumira Kelmendi nga RTK, Sabri Musliu nga Korrespodenti dhe Erza Matoshi nga Fakte Plus shfaqja “Allo Allo” nga Kosova fitoi çmimi “Best play media choice”.
Në anën tjetër nga po kjo shfaqje, Valmir Krasniqi arriti të fitoj çmimin “Best supporter actor”.
Çmimi “Best director” iu dha Ivan Leo Lemo, me shfaqjen “Vla-vla-Vlajland” nga Kroacia.
Çmimin “Shfaqja më e mirë” e morri shfaqja vendore “Allo Allo”.
Në anën tjetër, çmimin “Aktori në rolin më të mirë” e ndau drejtoresha artistike e Festivalit, Burbuqe Berisha për Ecija Ojdanić, me shfaqjen nga Kroacia “Vla-vla-Vlajland”.
Edicioni i 4-të i Prishtina International Theatre Festival u përkrah nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Drejtoria Komunale e Prishtinës për Kulturë. / KultPlus.com