Nesër do të hapet edicioni i 14-të i “Etno Fest”, Adelina Paloja ylli i mbrëmjes

9 Gusht, 2024 - 6:02 pm

Nesër do të fillojë edicioni i 14-të i “Etno Fest”, festival që do të ofrojë prezantime të ndryshme deri më 18 gusht, shkruan KultPlus.

Organizatorët kanë bërë të ditur se ceremonia hapëse do të shënohet me sopranon e njohur Adelina Paloja, sikurse që do të ketë edhe paraqitje të tjera muzikore përgjatë mbrëmjes.

KultPlus ju sjell njoftimin e plotë të organizatorëve.

Ceremonia e hapjes së Etno Fest këtë vit do të jetë një ngjarje e veçantë dhe e paharrueshme, duke u fokusuar në një koncert të jashtëzakonshëm të muzikës artistike që përqendrohet në interpretimin e veprave të frymëzuara nga melosi dhe traditat e pasura të muzikës shqiptare.

Në skenë do të ngjitet @adelinapaloja , soprano e njohur si në skenën vendore dhe në atë ndërkombëtare. Me zërin e saj unik dhe fuqinë interpretuese, ajo e madhështon çdo ngjarje kulturore ❤️

Sihana Badivuku, violinistja e skenave të shquara shqiptare edhe jashtë vendit me virtuozitetin dhe shpirtin e saj artistik, do të ngjallë dashuri për muzikën te çdo dëgjues🧡

Gjithashtu, @oktetiplusofficial me fuqinë e zërave të burrave dhe interpretimet e tyre unike, do të kontribuojnë në pasurimin dhe ruajtjen e muzikës sonë, duke e transmetuar atë te brezat e rinj 💛

Pjesë e koncertit do të jetë edhe @kori_femijeve_okarina , artistë të rinj në moshë, por me zemër të madhe dhe fuqi interpretative, të cilën e kanë dëshmuar në ngjarjet kulturore më të rëndësishme në vend. Me një përkufizim “Kori “Okarina” janë vet trashëgimia jonë kulturore! 🤍

Si përfundim instrumentistet e dalluara të skenës vendore, Kuartetit “Amati” me shumë talent e sharm, vizionare dhe te perkushtuara që muziken artistike ne vend ta ngrisin dhe më lartë 💜/ KultPlus.com

Të ngjajshme