15 Qershor, 2018 - 10:30 am
Të hënën në Mitrovicë fillon festivali tradicional i komedisë shqiptare, shkruan KultPlus.
Festivalin e hap Teatri “Migjeni” nga Shkodra, me pjesën teatrale “Amaneti”,ndërsa është jashtë konkurrence.
Më poshtë ju sjellim agjendën e plotë:
Të martën, më 19.06.2018, Tetari i Qytetit të Skenderajt shfaq komedinë “Keqkuptimet dhe realiteti”.
Të mërkurën, më 20.06.2018, Teatri “Osman Gashi” nga Klina, shfaq komedinë “Familja e Snapit”.
Të enjten, më 21.06.2018 Teatri i të Rinjve të Qytetit të Prishtinës shfaq komedinë “Çifti i lumtur”.
Të premten, më 22.06.2018, Teatri i Qytetit në Prizren, shfaq komedinë “Iku Autobusi” dhe të shtunën, më 23.06.2018, Teatri “Migjeni” nga Shkodra shfaq komedinë “Lufta dhe Paqja…Pa Pilaf”.
Të gjitha komeditë shfaqen në sallën e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, buzë Ibrit, duke filluar në ora 19:00.
Në skenë do të ngjiten edhe emrat e njohur të komedisë shqiptare Gëzim Kruja, Zef Deda, Bruno Shllaku etj.