17 Maj, 2020 - 8:58 pm
Rrënimi i objektit të Teatrit të Tiranës ka ngjallë reagime të mëdha te qytetarëve të Tiranës, të cilët edhe kanë protestuar për këtë veprim të kryetarit Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i mbështetur edhe nga kryeministri Edi Rama, shkruan KultPlus.
Ky objekt tashmë i shndërruar në rrënoja, ka nxjerrë në sipërfaqe edhe kostumet, fotografitë dhe gjëra të tjera që kanë qenë brenda këtij institucioni.
Në tokë, janë parë edhe fotografitë e aktorëve të këtij institucioni, që kanë luajtur në këtë teatër për shumë vite.
Një nga fotot që është parë në tokë, është edhe ajo e Bujar Lakos dhe Roza Anagnostit, që shihen të jenë në rolin e ndonjë shfaqje, që i kanë realizuar përgjatë viteve./ KultPlus.com