19 Tetor, 2021 - 9:00 am
Ta kalosh të shtunën me gjuhën shqipe dhe në mbrëmje të kurorëzohet me një shfaqje klasike baleti është një punë-pushim nga më të këndshmet që mund të ndjej personalisht dhe me familjen.Në skenën kryesore të Bibliotekës Publike New Rochelle u shfaq baleti “Liqeni i Mjellmave” me koreografi nga Chiara Ajkun, muzikë nga P.I. Çajkovski me solistët kryesor balerinin shqiptar Klevis Tafaj dhe Momoko Burbine nga trupa e Teatrit dhe e Baletit Ajkun.Me duhet te shtoj se kjo biblioteke e njohur i ka hapur dyert për herë të pare, më 1894 dhe ja sot në vitin 2021 në skenën kryesore të saj shfaqet madhërisht nje princ shqiptar me emrin Klevis Tafaj.Salla e mbushur plot e përplot mirëpriste të dilnin në skenë balerinët e Teatrit “Ajkuna”. Midis artadashësve në sallë ishin nxënës dhe anëtarë të stafit nga Shkolla Shqipe “Alba Life” si dhe nga shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. me kryetar z.Mark Qehaja të cilët kishin ardhur enkas për të duartrokitur bashkatdhetarin e tyre artistin Tafaj.Dalja në skenë e balerinit Tafaj që luante rolin e princit Zigfrid dhe të partneres së tij bukuroshes Momoko Burbine në rolin e Odetës ishte shumë emocionuese dhe hipnotizuese pasi është është një nga kryeveprat e baletit dhe konsiderohet si më i miri nga kritika e të gjitha kohërave.
Balerini Tafaj luante në formën më të rreptë te artit, duke qenë atletik dhe fleksibël në levizjet klasike.Princi shqipar Tafaj u shfaq virtuoz duke sjellë dhe kombinuar stilin tradicional rus, romantizmin e kohës, marathonomakun e skenave, por me nje teknikë të përsosur vallëzimi që janë në një harmoni të përsosur me ekspresivitein e mimikës së fytyrës. Princi dhe Mjellma kishin bërë një trajnim të jashtëzakonshëm sipas bisedës me Klevisin, pa u ndalur çdo ditë dhe me kohë të tejzgjatur. Princi dhe Mjellma Odeta udhëhiqnin mjeshtërisht trupën e tyre nëpërmjet imagjinatës, pasionit, intepretimit dhe dukej sikur dhe zemra e tyre regëtinte për së jashtmi mbi gjoks. Mënyra e faljes nga Princi për Odetën e cila ishte nën kurthin e të qenit mjellmë ishte kulmi i pjesës së dramës, ku skena merrte ngjyra drite dhe errësire dhe e bënte atë të sillte emocione të fuqishme në audiencë që nuk rreshtëte së duartrokituri, për performancën e një niveli shumë të lartë. Kompozitori i famshëm P.I. Çajkovski nëpërmjet muzikës sjellë në dëgjimin e artdashësve skenën me tregimin në kërkim të dashurisë së vërtete si dhe luftën e ethshme midis tradhtise dhe dashurisë. Çdo shtet e ka merituar në se ka pasur një trup baleti për të luajtur këtë balet klasik dhe të dashur të të gjitha kohërave. Me mjaft elegancë, bukuri dhe klas është sjellë dhe në Shqipëri ku ndërmjet tyre ka luajtur profesionalisht dhe mjeshtërisht ikona e baletit Ilir Kerni në rolin e princit me emrin Zigfrid.Të dy artistët sipas intervistave të tyre përfshi dhe Klevis Tafaj pohojnë se janë përgatitur në shkollën prestigjiozë në Konservatorin Kombëtar të Baletit të Shqipërisë.Z. Tafaj u diplomua në krye të klasës së tij në Konservatorin Kombëtar të Baletit të Shqipërisë me një ofertë punësimi nga Baleti dhe Opera Kombëtare (Tiranë, Shqipëri) ku u promovua Solist vitin e ardhshëm (2013).Shkolla e baletit në Shqiperi i ka bërë të konkurrojne me dinjitet në botë. Me krenari Klevis Tafaj pohon se për herë të parë para ekranit në Amerikë e ka sjelle TV “Alba Life” si dhe intervista me shkrim dhënë për gazetën “Illyria” dhe Dielli, New York.Kaluam një mbrëmje artistike me princin shqiptar balerinin Klevis Tafaj në rolin e Zigrfrid princit të Liqenit të Mjellmave i cili luajti mjeshtërisht dhe u shfaq në skenë dinjitoz si epitomi i elegancës, bukurisë dhe ekuilibrit ndaj dhe u duartrokit gjatë nga të gjithë artdashësit.Te uroj te pushtosh skenat e famshme në Broadway Klevis Tafaj duke qenë gjithmonë një princ shqiptar i baletit!/diaspora shqiptare/KultPlus.com