“Një shfaqje teatri me 4 aktorë…” me tekst të Jeton Neziraj, turne në Gjermani

8 Tetor, 2017 - 11:06 am

Komedia “një shfaqje teatri me 4 aktorë me disa derra me disa lopë me disa kuaj me një kryeministër me një milka e me disa inspektorë vendës e ndërkombëtarë” do të shfaqet në Këln (Kulturbunker Köln-Mülheim, 14 shtator) dhe në Ludvigshafen të Gjermanisë (Theater im Pfalzbau, 15 tetor), përcjell KultPlus.

Kjo komedi ka pasur sukses të jashtëzakonshëm, kudo që është shfaqur, në Kosovë, Kroaci, Zvicër, Maqedoni…

Shfaqja jepet në gjuhën shqipe, me titra gjermanisht.

Shfaqja “Një shfaqje teatri me 4 aktorë…” është shkruar nga Jeton Neziraj, kurse regjinë e ka bërë Blerta Rrustemi – Neziraj. Në të luajn aktorët e njohur nga Kosova, Shengyl Ismaili, Adrian Morina, Ernest Malazogu dhe Shpetim Selmani. Muzikant të shfaqjes jan Art Lokaj dhe Drin Tashi.

Shfaqja në Këln-Mylheim është organizuar nga shoqata URACult e.V.. Në Ludvishafen ndërsa ajo jepet në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Offene Welt.

Kjo shfaqje teatri është një panoramë tragjikomike e realitetit të tanishëm kosovar dhe atij evropian. Aspirata e sinqertë e kosovarëve për në BE konfrontohet, në njërën anë, me rregullat e kërkesat e koklavitura dhe qesharake evropiane dhe, në anën tjetër, me hilen e burokratëve për t’i bërë gjërat ‘të duken ok vetëm në letër’.

Udhëtimi i kësaj shfaqjeje në Gjermani është mundësuar me përkrahjen edhe të Ministrisë së Kulturës të Republikës së Kosovës./ KultPlus.com

Detajet e shfaqjeve:
E SHTUNE, 14.10.17, 19:00 H
KULTURBUNKER KÖLN-MÜLHEIM
BERLINER STR. 20, 51063 KÖLN
https://www.uracult.com/index.php/aktuell/uc-teatri
E DIEL, 15.10.17, 18:00 H
THEATER IM PFALZBAU
BERLINER STR. 30, 67059 LUDWIGSHAFEN
http://www.theater-im-pfalzbau.de/programm/schauspiel/…

Të ngjajshme