30 Shtator, 2017 - 9:01 am
Nga sot, Pallati i Kulturës në qytetin e Pukës, do të mbaj emrin e “Artistit të Popullit”, Ndue Shyti.
Zbulimi i pllakatit nga kreu i bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj dhe nënkryetari Astrit Kuçi u bë pikërisht dje në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore.
Ju mund të riktheni shikimin e përsosur pa lazer
Ju mund të riktheni shikimin e përsosur pa lazer
Në fjalën e tij, kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj u shpreh i lumtur se pikërisht sot përjetësohet emrin e një prej themeluesve të Ansamblit Puka, artistit të shquar dhe virtuozit të papërsëritshëm, Ndue Shyti.
Më pas, për Ndue Shytin dhe rrugën e gjatë e plotë suksese të Ansamblit Puka, folën dhe instrumentistë, bashkëkohës e studiues te jetës dhe veprimtarisë së tij, por dhe mbar artit e kulturës pukjane.
Pjesë e kësaj veprimtarie ishte dhe interpretimi i regjisorit Fran Vukaj kushtuar jetës dhe veprës së themeluesi të Ansamblit Puka, “Artistit të Popullit” Ndue Shyti.
Drejtori i Pallatit të Kulturës, Alban Doçi falënderoi në fjalën e tij dhe emigrantët Gentjan Lala dhe Florian Marku të cilët mundësuan ndërtimin e pllakatit me emrin e Ndue Shytit, emër të cilin nga sot do ta mbaj Pallati i Kulturës në Pukë.
Në kuadër të kësaj veprimtarie të pranishmit në këtë ceremoni zhvilluan dhe një vizitë në mjediset e muzeut etno-grafik pranë Pallatit të Kulturës “Ndue Shyti” Pukë.
Nderimi i jetës dhe veprës së Ndue Shytit erdhi përmes një vendimi unanim nga këshilli bashkiak i Pukës, i cili vendosi që institucioni më i rëndësishëm kulturorë të mbaj emrin e artistit të madh, Ndue Shyti i cili e filloi dhe mbylli karrierën e tij muzikore në shërbim të këtij institucioni. /KultPlus.com