26 Shtator, 2023 - 6:46 pm
Drama “The Handke Project”, me tekst të Jeton Nezirajt dhe regji të Blerta Rrustemi Nezirajt, në konkursin e Francës “Journées de Lyon des Auteurs de Théâtre”, në mesin e 400 dramave të tjera ka marrë Çmimin për Dramën më të mirë të huaj.
The Handke Project, ose drejtësi për marrëzitë e Peter-it”, është projekt teatror ndërkombëtar, që ka bërë bashkë një kastë artistësh nga shumë vende evropiane. Për temë qendrore ka vendimin kontravers për përcjelljen e nderit të të qenit laureat i çmimit ‘Nobel’ për letërsi tek shkrimtari austriak Peter Handke, përkundër mbështetjes së tij të mirëdokumentuar për Sllobodan Millosheviqin, i cili vdiq gjatë gjyqit për krime lufte në Hagë.
Në shfaqje luajnë: Arben Bajraktaraj, Ejla Bavçiç, Adrian Morina, Klaus Martini, Verona Koxha, Anja Drlević.