26 Maj, 2019 - 6:40 pm
Një shfaqje nga Comedia Del Arte “Kumarxhiu” do të shfaqet për herë të parë në Shqipëri dhe pikërisht në skenën e teatrit “Migjeni” në Shkodër. I shkruar shumë shekuj me parë “Kumarxhiu” i Carlo Goldonit është një pasqyrë se deri në çfare mase shkon shpërfytyrimi i një personi i zhytur aq thellë në bixhoz.
Për herë të parë në Shqipëri një shfaqje nga Comedia Del’Arte. “Kumarxhiu” nga Carlo Goldoni vjen me regji dhe adoptim të tekstit nga regjisori i njohur venecian Michele Modesto Casarin. Spektatori do të ketë mundësi të njihet me produktin e Comedia Del’Arte në skenen e teatrit ” Migjeni” në Shkodër.
Për regjisorin e shfaqjes ardhja në Shqipëri dhe puna me një tekst të tillë ka qenë i një rëndësie të veçantë.
Michele Modesto Casarin, Regjisor: “Ka qenë një punë e rëndësishme për mua, sepse për herë të parë në Shqipëri bëhet një shfaqje e Komedia Del’ Arte, dhe Shkodra ka shumë ngjashmëri me Venecian. Zgjodha këtë tekst që godet së tepërmi ashtu si në periudhën kur është shkruar ludopatine, ose maninë e bixhozit. Që edhe sot është shumë problematik sa cilësohet si një sëmundje. Puna është krejt ndryshe dhe është një teatër ndryshe. Nuk synoj të ndryshoj aktorët, por tek ata të lërë diçka që do munden ta zhvillojnë, siç është teatri që unë bëjë”.
I shkruar shumë shekuj më parë ” Kumarxhiu” i Carlo Goldonit është një pasqyrë se deri në çfarë mase shkon shpërfytyrimi i një personi i zhytur aq thellë në bixhoz. Makinacionet që ai përdor duke mashtruar dhe duke zhgënjyer edhe veten. Në shfaqje luajnë aktoreët e Teatrit Migjeni të Shkodrës si Zyliha Miloti, Merita Smaja, Linda Jarani, Pjerin Vlashi, Jozef Shiroka, Simon Shkreli, Fritz Selmani, Vladimir e Doda, si dhe aktori Shqiptaro-Italian Indri Shiroka.
Maskat janë punuar enkas nga mjeshtri Stefano Parroco di Media dhe shfaqja vjen si një bashkëprodhim i Teatri ” Migjeni” Shkodër dhe Insitutit Italian të Kulturës. /ABC News Albania 24/7/ KultPlus.com