Performanca teatrale ‘Rregullat e sjelljes së mirë’ në Javën e Evropës

18 Maj, 2023 - 8:30 pm

Në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, Aleanca Franceze në bashkëpunim me Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” organizuan një performancë teatrale, me protagoniste Florence Viala.

Artistja franceze ka lexuar për të pranishmit “Rregullat e sjelljes së mirë në shoqërinë moderne”, nga Jean Luc Lagarce.

Florence Viala u formua në Konservatorin e Lartë Kombëtar të Artit Dramatik në kursin e Catherine Hiegel dhe Daniel Mesguich. E angazhuar si aktore në 1994, ajo u emërua sekretarja e 503-të e Trupës më 1 janar 2000. Nën drejtimin e Jean-Louis Benoit, ajo luajti rolin e Zerbinette në « Djallëzitë e Skapinit » në 1997, duke shënuar kështu fillimin e një historie të gjatë me komeditë e Molière. Ajo ka luajtur gjithashtu rolin e Dorimène te « Martesa e detyruar » nga Andrzej Seweryn, Élise te « Kopraci » nga Andrei Serban, Elmire te « Tartufi » nga Marcel Bozonnet dhe Arsinoé te « Mizantropi » nga Lukas Hemleb, rol që ajo e merr me një vënie në skenë nga Clément Hervieu-Léger.

Sot, JKN vijojnë me të tjera aktivitete, të përqëndruara në qytetin e Peshkopisë, të cilat përfshijnë një panair prodhimesh lokake, biseda mbi turizmin dhe në fund një koncert i mundësuar nga Ambasada Austriake./atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme