24 Mars, 2019 - 5:32 pm
Me rastin e 20 vjetorit të vrasjes së aktores ferizajase, Adriana Abdullauhu, Teatri i qytetit të Ferizajt që mbanë emrin e aktores po e kujton atë përmes disa aktiviteteve, shkruan KultPlus.
Aktivitet të kujtim të Adrianës tashmë kanë filluar me homazhe tek varrezat e qytetit, për të vazhduar me mbrëmje përkujtimore nga ora 18:00, e me pas me shfaqjen ‘Psikoze n’4:48’, në ora 20:00.
Aktorja Adriana Abdullahu u vra më 22 mars të viti 1999 në një kafiteri në Prishtinë, në vlugun e luftës çlirimtare të viti 1999 dhe pak para fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj objektivave ushtarake Serbe./ KultPlus.com