26 Dhjetor, 2022 - 2:30 pm
Mbrëmë (25 dhjetor) është përmbyllur festivali i komedisë shqiptare, Presheva 2022.
Në këtë festival morën pjesë pesë teatro. Ky ishte edicioni i 17-të i këtij festivali.
Komedia “Ves Ves”, e Teatrit të Gostivarit, u shpërblye me çmimin “Shfaqja më e mirë”.
“Regjia më e mirë – Agron Boriçi”- iu nda regjisores, Afeida Boriçi.
Berat Mahmuti u shpërblye me çmimin “Aktori më i mirë”.
“Roli joprotagonist” – Valon Nuhiu dhe Avni Shkodra, “Roli mbështetës” – Tringa Hasani dhe çmimi special, Afërdita Xhaferi./ KultPlus.com