18 Dhjetor, 2018 - 3:51 pm
Gili Hoxhaj
Fotografitë: Majlinda Hoxha
Perdet ngrihen ngadalë. Më pas zbulojnë imazhin e Rumiut, një poet e predikues i cili si rrallëkush u ka mbijetuar shekujve. Ai edhe sot bart mesazhe të fuqishme në botë, në plot gjuhë. Mesazhet e tij synojnë të shohin brenda vetës, për të ndryshuar mënyrëne perceptimit të botës, në të jetuarit në harmoni. Ai mbrëmë fillimisht erdhi në pozicionin e një predikuesi fetar, fjalët e të cilit mbrëmë erdhën përmes aktorit Çun Lajçi.
Përballë tij, të gjithë ishin të veshur me rroba të bardha, duke tentuar që përmes kësaj të simbolizojnë paqen e dashurinë, veç një prej tyre vjen më ndryshe, e veshur në tëerrët vjen edhe “Trëndafili i Shkretëtirës”, një grua që punon në bordel. Shamsiështë ai që vjen ndryshe dhe që arrin të ndryshojë gjithçka rreth tyre. Ai që arrin t’i ndryshojë krejt rrjedhën e jetës, me qëllim që dashurinë e pastërtinë ta kërkojnë brenda vetës. Shumë shpejt ai bëhet predikuesi shpirtëror i Rumit, duke ia nxjerrë dëshpërimin, atij që ka pasur famë e respekt nga të gjithë por jo dhe dashuri. Ky është Shams Tabrizi, përmes të cilit zbulohet ndikimi i fuqishëm që ka pasur në jetën e misionin e Rumit. “Mos shko me rrymën, bëhurryma”, është një nga rregullat bosht që synon lëvizjet e secilit personazh nëshfaqje.
Zana Hoxha-Krasniqi përmes kësaj shfaqje ka bashkuar veprën “Destur” të Musa Ramadanit, me veprën e autores turke “Blasfemi e ëmbël”, e shkruar nga Elif Shafak. Shfaqja me muzikë të Memli Kelmendit dhe skenografi ekostumografi të bullgares Youliana Voykova Najman, arrin t’i sjellë më pranë elementete frymës sufiste. Me koreografi të Robert Nuhës, personazhet në skenë, sjellin vallëzimin e dervishëve fluturues. E njohur si sema, kjo në sufizëm nënkupton përpjekjen për të arritur të përkryerën përmes dëgjimit, e duke medituar përmes lëvizjeve.
Regjisorja Zana Hoxha Krasniqi e cila përmes gërshetimit tëdy veprave, ka bërë dramaturgjinë e shfaqjes, tha se përmes historisë e komunikimit jo shumë të zakonshme të Rumit dhe Shamsit ka tentuar të bart mesazhe universale të tolerancës dhe paqes. Ajo theksoi se ndihet e lumtur për interesimin e publikut, i cili para ditës së premierës ka blerë të gjitha biletat për dy shfaqjet e para.
“Ka qenë e rëndësishme që përmes mesazheve që ka shfaqja,t’i prekim zemrat e njerëzve, natyrisht të atyre që e kanë pasur zemrën ehapur. Jam e lumtur që kemi pasur një premierë të suksesshme, jam e lumtur mereagimet nga komuniteti artistik dhe jo vetëm dhe shpresoj që njerëzit të vijnëdisa herë për këtë shfaqje pasi që çdo herë që vjen merr diçka më shumë nga kjo shfaqje”, u shpreh regjisorja Zana Hoxha Krasniqi, duke theksuar se në fillimka përfshirë ziqëra që përdoren edhe sot dhe kanë me motive nga vende tëBallkanit, kurse në pjesën e dytë me “Sema”-n e cila vjen nga Konja dhe kalindur nga ndërveprimi i Rumit e Shamsit.
E gjithë shfaqja erdhi në lojën e Çun Lajçit, ShkëlzenVeselit, Anisa Ismajlit, Basri Lushtakut, Armend Smajli, Edlir Gashi, May-lindaKosumoviç, Semira Latifi, Kushtrim Qerimi, Flamur Ahmeti, Armend Ballazhi,Mikel Markaj, Selman Jusufi, Florent Salihu, Blend Sadiku dhe Leonit Maloku.
Rumi i cili ka jetuar në shekullin e 13-të, fillimisht shfaqet i kufizuar brenda rregullave fetare dhe atyre të shoqërisë, ku njerëzitkujdesen më shumë nga njëri-tjetri se nga Zoti. Me ardhjen e Shamsit, Rumi shumë shpejt do t’i bindet një tempulli të vetëm, dashurisë. Mes fjalëve thotë se nëna,babai i tij, e profeti janë dashuria. Kur niset për në mejhane për të blerë verë, mes befasive të të pranishmëve, ai ka veç një mesazh: se nëse prapa tejefshihet mirësia, i dehuri do ta shfaqë atë, nëse prapa tij fshihet arroganca, idehuri prapë do ta shfaqë atë.
Çun Lajçi i solli këtë rol në skenë, veçmas natyrën e tij dëshpëruese kur Shamsi rrezikon çdo moment t’i largohet, e ai i drejtohet secilit të vijë ashtu siç është. Lajçi tha për KultPlus, se ky është një rol jo shumë i lehtë pasi që ai nuk e ka njohur shumë Rumin dhe botën sufiste. Ai thotë se procesin e punës e ka bërë të lehtë regjisorja Hoxha-Krasniqi e cila e ka një qasje shumëtë lehtë në kërkesat e saj.
“E kam pasur të vështirë pasi që nuk e kam njohur Rumin dheShamsin por nuk e kam njohur as sufizmin. Tërë kohën në skenë duhet të jesh njëgojëmbël që do të shpjegosh gjithçka për një botë që të tjerët nuk e kuptojnë,me qenë predikues por jo predikues i dhunshëm. Në kuptimin tjetër nuk ka qenë vështirëpasi që Zana Hoxha është e rajonit ku praktikohet ky lloj sekti dhe gradualishtna ka futur në një botë të tyre që ne të jemi edhe interpretues si aktorë dhevallëzues”, u shpreh Lajçi për KultPlus.
Për ata që kanë njohur Rumin por jo dhe Shamsin, tashmë e dinëse kush e ka transformuar krejt botën e tij. Shamsi është një dervish endacak qëlë prapa një botë të trazuar të të jetuarit ndryshe. Bindshëm atë e solli nëskenë aktori Shkëlzen Veseli. As për të jetësimi i këtij roli, nuk ka qenë ilehtë pasi që këtë rol e cilëson si shumëdimensional dhe shumështresor. Anipse, Veseli numëron shumë role në karrierën e tij, thotë se ky është ndër tëpaktat role ku si i cili do të dëshironte të ishte edhe në përditshmëri.
“Nëse ka pasur diçka të lehtë atëherë ka qenë komunikimi meZanën si regjisore, Robertin si koreograf dhe krejt ekipës me të cilin kemi diskutuar mjaft shumë. Është një nga rolet që mua më ka sfiduar më së shumti dhe të cilin kam pasur shumë dëshirë ta luaj. Rrallë më ndodh por është rol qëkisha dashur të jem si ai”, tha Veseli për KultPlus.
Dramaturgu Arian Krasniqi u shpreh për KultPlus se shfaqja“Destur-Blasfemi e ëmbël”, erdhi si kombinim interesant, dramaturgjik, përkatësisht tematik dhe ideor, i dy teksteve dramatike, të Musa Ramadanit dheElif Shafak. Krasniqi shtoi se dramaturgjia e kësaj shfaqjeje ka arritur që suksesshëm të shkrijë dhe të inkorporojë suksesshëm të dy tekstet, në një teksttë vetëm me strukturë organike.
“Si regjisore Zana Hoxha-Krasniqi, ka arritur që të na sjellnjë shfaqje të ritualit që funksionon mirë brenda ligjësive skenike. Përtej ngjyrimit religjioz, kjo shfaqje suksesshëm arrin që të na e sjell si dominantë mesazhin universal për dashurinë, çka edhe del të ketë qenë vet qëllimi iregjisores Hoxha-Krasniqi, qëllim të cilin vlerësoj se e ka arritur”, u shpreh dramaturgu Arian Krasniqi.
Shfaqja “Destur-Blafsemi e ëmbël do të vazhdojë reprizatsonte edhe nesër duke filluar nga ora 20:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës./KultPlus.com