12 Nëntor, 2019 - 2:23 pm
Analisti i njohur njëherësh gazetari, Mustafan Nano kishte programuar këtë javë që të jepte një shfaqen e tij “One man show”, në Teatrin Migjeni të Shkodër.
Shfaqja e Muç Nanos e cila është dhënë edhe për publikun kryeqytetas titullohet “Nuk ka kurva në këtë botë”.
Korrespondenti i ‘Panorama’ njofton se kjo shfaqe ishte lajmëruar për qytetarët e Shkodrës në faqen zyrtare të Teatrit Migjeni në Facebook.
Por ky njoftim ka ngjallur mjaft reagime të qytetarëve, të cilët e kanë quajtur si ofendues titullin e shfaqjes së gazetarit Nano.
Mësohet se pas reagimeve, Drejtoresha e Teatrit Migjeni, Rita Gjeka ka vendosur të pezullojë shfaqen e cila ishte e programuar për ditën e sotme.
Replikat në Facebook
Shpëtim Sh. : Me e bojkotu teatrin atë natë. Ky ordiner që ban dallime kahinore nuk ka vend në Shkodër.
Eltjana Sh: Hajde titull, hajde!! Një teatër publik nuk duhet me e leju një shfaqje të tillë. Çfarë do qoftë mesazhi që përcjell. (P.S ky pseudoaktor duhet me qenë non grata)
Arben R: Ky person dhe gjoja-shfaqjet e tij janë një palaçollëk i turpshëm, një denigrim i gruas duke i përmendur alternativa të turpshme vetëm se është grua. Ky mitoman i pagdhendur nuk plotëson kriteret minimale të formimit për të dalë para publikut me tema të ndjeshme si kjo. STOP këtij sharlatani.