15 Shtator, 2020 - 8:54 am
Aktori i njohur Adem Mikullovci vdiq në mëngjesin e sotëm në moshën 82-vjeçare, duke lënë kështu të pikëlluar të gjithë ata që e njohën e e deshën edhe nga ekrani.
Mikullovci në vdekjen e mikes dhe koleges së tij, Leze Qena kishte thënë se bashkë me të ishte mbyllur një teatër, kurse kishte theksuar se ata të dy ishin mohikanët e fundit të gjeneratës së artë të teatrit të Kosovës.
“Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….Teatri i jonë Leze-u mbyll”, kishte shkruar Mikullovci pas vdekjes së Leze Qenës.
Ai madje kishte shtuar se e atë e lan të fundit dhe s’kishte si të mos shkonte edhe ai tek ata.
“Mua më lat të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju”, kishte shkruar Mikullovci në marsin e këtij viti.
“ELIZABETE- Më shkove edhe ti..! A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashkë herën e fundit qesheshim me fatin që ne të dy mbetëm Mohikanët e fundit dhe pyeteshim se a thua cili nga ne do të shkon i pari te Xhevati: Unë thash:”Leze unë do të shkoj para teje”…Ti ma kape veshin dhe më bërtite: “Përkundrazi unë shkoj para teje, mua më ka grua e ty vetëm shok”.. Dhe ja! Ashtu edhe ndodhi Elizabett..Mua më lat të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju. Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….Teatri i jonë Leze-u mbyll”, kishte shkruar aktori Mukullovci për Qenën./ KultPlus.com