12 Nëntor, 2019 - 10:00 pm
Epilogu në Teatrin e Gostivarit ka mbaruar me intervenim policor. Aktori Berat Saliu ka denoncuar që është larguar nga mjediset e teatrit me intervenin policor.
“Hera e parë në jetë kam qëndruar në Stacion Polici për një orë, shkaku se kam marr pjesë në provat e shfaqjes që e kam përgatitir për 6 javë. Nga provat jam larguar me polici nga “Drejtori”! Kërkoj drejtesi njerezore, shkaku pse jam largu prej shfaqjes, pa asnje informacion”, shprehet aktori Saliu.
Ka reaguar edhe aktori Argjend Hasani.
”Sonte ishte nje nga aktet me jonjerezore qe kam perjetuar ne jeten time …Drejtori i Teatrit te Gostivarit me dhune Policore na ka larguar nga provat e shfaqes pa asnje te drejte … me dhune dhe inate Teatri nuk behet..hakmarjet ndaj neve jane te pabaza”, shprehet Hasani.
Ndërkohë, Gostivari Sot mëson që Policia ka intervenuar me kërkesë të drejtorisë së Teatrit.
Jemi në pritje të sqarimit nga Drejtori në detyrë, Visar Vishka, pas çka do të njoftohet publiku. / Gostivari Sot / KultPlus.com