20 Qershor, 2019 - 11:00 am
Në KammerOper në Vjenë më 22 qershor nga ora 19:00 do të jepet premiera “The Last Breath” e kompozitorit Trimor Dhomi.
Vepra e kompozitorit Dhomi do të shfaqet në kuadër të Vienna Summer Music Festival, transmeton albinfo.ch.
Opera është krijuar për hir të 20-vjetorit të mbarimit të luftës në Kosovë dhe periudhës së dëbimit masiv dhe të dhunshëm të kosovarëve nga shtëpitë e tyre. Ajo është fituese e garës mbarëbotërore për krijim të operës së re origjinale në Vienna Summer Music Festival – Opera Creation.
Vepra përçon tri histori rrëqethëse nëpërmjet tri personazheve, nga të cilët dy janë kosovare dhe një sirian. Opera përhap porosinë për një ndër ndjenjat me të ulëta të përvojës së ‘mospranimit’ të një populli, i cili me dhunë dëbohet nga vendi e shtëpitë e tyre.
Ambasada e Kosovës në Austri fton të gjithë bashkatdhetarët të marrin pjesë në premierë.