ARTPOLIS

4 Shtator, 2018 - 12:06 pm

Artpolis është organizatë joqeveritare që vepron në Kosovë dhe promovon kulturën, artin dhe bashkëjetesën multietnike përmes dialogut shoqëror dhe aplikimit të teatrit si mjet për të promovuar zhvillimin social dhe kulturor. E themeluar në 2004, misioni i saj kryesor është të ndikojë në zhvillimin e një shoqërie e cila respekton vlerat kulturore të artit, kulturës dhe diversitetit shoqëror.

Vizioni i Artpolis është krijimi i një shoqëri të drejtë të bazuar në vlera feministe përmes artit dhe kulturës në rajonin e Ballkanit.

Artpolis ka identitet dhe profil të qartë në spektrin e shoqërisë civile si organizatë e cila me e punën e saj në mënyrë sistematike adreson çështje të drejtave të njeriut, siç është barazia gjinore, fuqizimi i gruas dhe feminizmi si vlera shoqërore dhe të drejta të njeriut. Ajo çka e dallon Artpolis karshi punës së organizatave tjera që merren me këtë tematikë është zgjedhja e Artpolis që të shfrytëzojë teatrin, performancat e ndryshme artistike dhe aktivitetet në rrugë si mjete për të kontribuar për një shoqëri ku respektohet diversiteti, barazia gjinore dhe feminizmi paraqet vlerë shoqërore.

Duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me përfituesit e saj që përfshijnë artistët, gratë dhe të rinjtë nga të gjitha komunitetet etnike në Kosovë dhe duke intensifikuar aktivitetet në terren, Artpolis në mënyrë të natyrshme gjatë dekadës së fundit ka fokusuar aktivitetet e saj në këto tri shtylla.

Shtylla I – promovimi i të drejtave të njeriut, promovimi i kulturës, artit, barazisë gjinore, feminizmit dhe sfidimi i mentalitetit patriarkal në shoqërinë kosovare përmes aktiviteteve kulturore që u janë dedikuar audiencës së gjerë;

Shtylla II – rritja e mirëqenies së gruas, fuqizimi i saj dhe ballafaqimi me diskriminimin gjinor përmes aktiviteteve të fokusuara në grupe të cakut, dhe

Shtylla III- Edukimi i të rinjve përmes aktiviteteve artistike në kuadër të punës së Qendrës së Artit dhe Kulturës.

Puna e organizatës Artpolis nuk është e fokusuar vetëm në Prishtinë. Në të kundërtën, aktivitetet e saj janë të shtrira pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës duke adresuar mungesën e aktiviteteve kulturore në nivel komunal dhe duke ofruar vepra artistike e teatrale me artistë eminent të Kosovës dhe të rajonit për qytetarët e në veçanti për të rinjtë e Kosovës. Këto vepra në fokus tematik kanë vlerat e artit dhe kulturës, respektimin e të drejtave të njeriut, promovimin e barazisë gjinore, diversitetin etnik dhe luftimin e paragjykimeve si pjesë e traditës së mentalitetit patriarkal. Përfituesit kryesorë të projekteve të ARTPOLIS janë kryesisht artistë/e, aktivistë/e, gra dhe të rinj me përkatësi të ndryshme etnike. Vullnetaret/ët, vajza e djem të të gjitha komunitete që jetojnë në Kosovë, janë pjesë e rëndësishme e aktiviteteve të Artpolis-it.

Artpolis ka një lidhje të ngushtë me mediat zyrtare të Kosovës, artistët e teatrit dhe filmit; është pjesëtare e ISPA (Internacional Performing Arts Association www.ispa.org), Rrjetit IETM, Rrjeti i Grave të Kosovës, Forumi Kulturor, CIVIKOS, Koalicionit për Shëndetin Riprodhues dhe punon me artistë dhe aktivistë me prejardhje të ndryshme etnike dhe artistike.

Aktivitetet e krijuara nga Artpolis prezantohen dhe ofrohen pa pagesë për audiencën, që prej themelimit të organizatës në vitin 2004.

Artpolis ka krijuar:

Festivali Ndërkombëtar i Artisteve dhe Aktivisteve – FEMART (8 edicione)
Festivali Teatral i të Rinjve (6 edicione)
Festivali Kombëtar për Ndryshime Sociale (2007 – 2014)
Punëtorinë: Shkolla Pranverore Feministe
Trajnimin: Edukimi i Bazuar në Teatër në Kosovë
Muzeu Virtual i Aktivisteve
Nata e Poezisë “Poezi për Fuqi”
Rrjeti i të Rinjve për Ndryshime Sociale (me prezentues nga 11 komuna) 2008 – 2011
Lidhja Regjionale e Artistëve për të Drejtat e Njeriut (2009)
48 orë HIV / AIDS Youth Film Fest (2009, 2010, 2011)
Shkollën Artistike Interaktive për të Rinj (2010)
Autobusi i trashëgimisë kulturore Evropiane në Kosovë (2010, 2011, 2012, 2013)
Krijime të eseve
Bllogje

Artpolis ka organizuar:

Forum Teatër
Shfaqje teatrore Teatër vallëzimi Stand Up komedi
Performancat në Rrugë
Dita Ndërkombëtare e Librit Promovime librash
One Billion Rising
MARshojme, S’festojme
Trajnime
Punëtori
Masterclass
Takime Informuese
Konferenca
Panele diskutimi
Raporte bazuar në hulumtimet përkatëse
Ekspozita
Ekspozita shitëse per ngritje fondesh
Koncerte
16 dite te aktivizmit
Shfaqje filmi
Perfaqesime jashtë Kosoves

Art and Community Center – ARTPOLIS Tel: + 383 38 221 512
Rr. Mujo Ulqinaku 8/8
10 000 Prishtinë, Kosovë FB: ARTPOLIS – Art and Community Web: www.artpolis-ks.com IG: artpoliscenter Vimeo: artpoliscenter

“Fokusi i organizatës sonë është promovimi i pozitës së gruas në shoqëri, duke ngritur zërin kundër çdo padrejtësie dhe dhune ndaj gruas, duke marshuar, protestuar dhe duke sjellë mesazhe frymëzuese në kuadër të aktiviteteve tona përgjatë gjithë vitit”, thotë Zana Hoxha, themeluese dhe drejtore ekzekutive e Artpolis

Zana Hoxha, themeluese dhe drejtore ekzekutive e Artpolis

Të ngjajshme