Regjisorja amerikane inskenon dramën “Gishti” nga Doruntina Basha, premierë në SHBA

13 Shtator, 2019 - 1:00 pm

Drama “Gishti” e shkruar nga dramaturgia dhe skenaristja kosovare, Doruntina Basha, pas sukseseve te shumta ne rajon dhe Evropë, do të ketë edhe premierën amerikane.

Më 19 shtator “Gishti” do të jepet premierë për publikun amerikan në Venus Theater në Laurel (MA), nën regjinë e regjisores Deborah Randall, me aktoret: Amy Rhodes në rolin e Zojës dhe Cat Gilbert në rolin e Shkurtës. Shfaqja do të jepet nga 19 shtatori – 13 tetor në sallën e Venus Theater.

Kjo premierë vjen pas publikimit të dramës në gjuhën angleze nga shtëpia botuese Leartes Press, në serinë Egret Acting Editions, në SHBA.

Kujtojmë që “Gishti” ka fituar tre çmime, është përkthyer në 7 gjuhë dhe ka pasur deri më tani 7 premiera në rajon dhe Evropë, më saktë në: Beograd, Shkup, Sarajevë, Vjenë, Prishtinë, Tiranë dhe Torino./KultPlus.com

Të ngjajshme