25 Prill, 2025 - 10:47 pm
Regjisorja greke Giota Koundouraki ka njoftuar se ka filluar provat me aktorët pë shfaqjen ‘Gratë e Kosovës’, bazuar në romanin e Ag Apollonit, ‘Një fije shkrepëse, një fije shprese’, përcjell KultPlus.
Koundouraki ka njoftuar se ndjehet e nderuar që i është besuar ky projekt, duke shfaqur fatin e shumë grave gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në vijim gjeni postimin e regjisores Giota Koundouraki:
GRATË E LUFTËS, GRATË E KOSOVËS
Së pari e lexova librin në anglisht… Një roman historik tronditës… shkrimtari kosovar Ag Apolloni erdhi në Greqi në vjeshtë dhe nën Akropol së bashku me diplomatin e Kosovës Fitim Gllareva.
Ne filluam një partneritet dhe miqësi të pathyeshme.
Unë kam shkruar tashmë shfaqjen me titull GRATË E KOSOVËS bazuar në librin e Ag Apollonit NJË FIJE SHKREPËSE, NJË FIJE SHPRESE (pasi titulli është në shqip) dhe kam filluar provat me aktore të shkëlqyera dygjuhëshe… Me kokëfortësi i përmbahem pozicionit të grave dhe forcës së nënave në luftën e tmerrshme të Kosovës të viteve 1998-1999… personazhet në shfaqje janë historike dhe njëra prej tyre jeton ende në Kosovë…
Është një nder të më besohet një detyrë kaq e rëndësishme… faleminderit Kosovë./KultPlus.com