8 Qershor, 2024 - 3:00 pm
Festivali Ndërkombëtar i Monodramës në Kosovë MonoAKT 2024 këtë vit shënon edicionin XVI, përcjell KultPlus.
Hapja solemne do të bëhet më 09 qershor në Teatrin Dodona, në Prishtine nga ora 19:30.
Premierë gjatë festivalit do të jetë shfaqja “Rrethimi 1999” me autor Mentor Zymberaj dhe nën regjinë e Mirak Zymberaj. Në shfaqje luajnë: Altin Vraniqi, Dea Berisha, Dea Durguti, Driarda Bllacaku, Elona Fetahu, Entike Bogaj, Festim Sadiku, Lurni Krasniqi, Olt Batalli.
Po ashtu, së shpejti vjen edhe ekspozita “Kjo botë e bukur”, nga fotografi Albert Atakulov.
Në anën tjetër, vjen dhe performanca nga aktorët: Albana Gashi, Kujtesa Miftari, Learta Pllana, Mujë Xhekaj, Verona Mirena, Yzeir Meha, Zana Berisha, Jusuf Tofaj, Valentina Frrokaj, Aurora Ferati, Edon Shileku. / KultPlus.com