28 Prill, 2024 - 10:03 am
Balerini i Baletit Kombëtar të Kosovës, Sead Vuniqi ka bërë të ditur se së shpejti do të jepet premiera e shfaqjes së baletit me titull “Thirrje”, shkruan KultPlus.
Në shfaqje luan vetë Vuniqi, si dhe balerini nga Shqipëria, Julind Dervishini. Ndërsa, premiera e shfaqjes ipet më 6 maj në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, e më vonë në muajin nëntor, edhe në Tiranë.
Shfaqja realizohet me mbështetjen e Baletit Kombëtar të Kosovës dhe TOKB-së.
Biletat mund të rezervohen nëpërmjet 044 430 693, dhe fizikisht në Biletorën e TKK-së pranë Amfiteatrit të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Asistente:
Rovena Shqevi
Muzika:
Various Artist ,Andi Vrapi – Edit
Skenografia:
Sead Vuniqi & Julind Dervishi
Kostumografia:
Jeta Meni
Mjeshtër ndriçimi:
Mursel Bekteshi
Realizator i skenografisë:
Aziz Maloku ,Rrahman Mehmeti, Hysen Kuleta
Foto&video:
Qendrim Morina / #qeqeland
Organizator të projektit:
Shpëtim Mejtani & Besjanë Bytyçi / KultPlus.com