17 Shtator, 2020 - 9:50 pm
Me regji të Klaudia Pirolli do të prezantohet produksioni artistik “BOSH” në Tunel Terrace të Tiranës, shfaqje kjo që tashmë ka të rezervuara datat 23, 24 e 25 shtator, shkruan KultPlus.
Por kjo shfaqje artistike ka rregulla të caktuara, nuk lejohet asnjë foto e asnjë video nga kjo shfaqje, ku do të prezantohet aktori Josif Sina, pasi që, në këtë shfaqje do të ketë intimet, dhe porosia e kësaj shfaqje është ‘Ejani, dhe në intimitet të shijojmë gjithçka që duhet të mbetet intime’.
Kjo shfaqje që ka edhe pjesë nudo poashtu është e punuar vetëm për ata që janë mbi moshën 18 vjeç, dhe biletat duhet të rezervohen më parë në numrin +355 68 824 2904.
“Mund të shndërrohemi nga masa por nuk duhet të humbasim ndjeshmërinë, emocionin, mendimin, lirinë dhe të qenit njeri. Ejani të reflektojmë së bashku për heshtjen dhe indiferencën tonë. Ejani dhe në intimitet të shijojmë gjithçka që duhet të mbetet intime…!”, është porosia që u drejtohet audiencës për këtë shfaqje ku menaxher produksioni ka Renato Balla, me muzikë të Loren Nikaj e Roni Bulku e me koreografi të Fjorald Docit./ KultPlus.com