11 Dhjetor, 2022 - 10:30 pm
Shfaqja ‘Club Albania’ është shpërblyer me çmimin ‘Shfaqja më e mirë’ në festivalin ‘Artmania’, shkruan KultPlus.
Festivali ARTMANIA i cili shënoi sivjet edicionin e tij të dytë është një festival i cili vjen në jetë nga profesionistë dhe adhurues të artit, të cilët me bashkimin e shumë aktiviteteve do të rikthejnë maninë artistike në Gjakovë për 5 net me radhë.
Ky festival është mbajtur për pesë ditë me radhë në teatrin e Gjakovës ‘Hadi Shehu’ ku është bërë prezanitimi i pesë shfaqjeve teatrale nga Kosova, Shkupi dhe Maqedonia e Veriut.
Festivali u hap me shfaqjen e Blerta Nezirajt “Marksistët Leninistët e Zvicrës” dhe u mbyll me shfaqjen “Club Albania” të Fatos Berishës./ KultPlus.com