15 Prill, 2025 - 5:31 pm
Sonte, në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të jepet shfaqja “Djali”, nga dramaturgu francez Florian Zeller, nën regjinë e Erson Zymberit.
“Djali” sjell në skenë dhimbjet e padukshme të familjeve moderne – krizën e adoleshencës, sfidat e prindërve dhe boshllëkun emocional që shpesh fshihet pas heshtjes.
Në shfaqje luajnë: Kushtrim Qerimi, Yzeir Meha, Safete Mustafa Baftiu, Tringa Hasani dhe Florent Salihu.
Shfaqja jepet sonte në ora 20:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës./ KultPlus.com