22 Nëntor, 2019 - 10:28 pm
Në kuadër të edicionit të sivjetshëm të Albania Kosovo Dance Meeting, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, do të prezantohet shfaqja e baletit ”Let’s go”, me koreografi të Gjergj Pevazit, shkruan KultPlus.
Bashkëpunëtorë në koreografi si dhe performues do të jenë Robert Nuha dhe Fjorald Doci.
Shfaqja pritet të fillojë në orën 20:00, ndërsa më 24 nëntor shfaqja do të zë vend edhe në Teatrin ”Adriana” të qytetit të Ferizajit.
Albania Kosovo Dance Meeting është festivali i vetëm në trojet shqiptare që bënë bashkë kërcimtarët e Kosovës dhe Shqipërisë. / KultPlus.com