18 Qershor, 2019 - 8:55 pm
“Vallëzimi i fluturave ” do të jetë shfaqja e baletit e cila do të përmbyllë sezonin e baletit per balerinat e studios Rudina, shkruan KultPlus.
Shfaqja do të ilustrojë lindjen dhe jetën e fluturave me gjithë shkelqimin dhe bukurinë e tyre përmes vallëzimit të balerinave. Fluturat balerina duke qenë krijesa aq të bukura dhe delikate përmes rrahjes së flatrave të tyre do të përcjellin ndjenja gati hyjnore.
Për gati 45 min i gjithë publiku në sallë do të përçohet nga magjia dhe lumturia e fluturave tona. Do të fillohet me lindjen e fluturave, gëzimin e tyre kur fluturojnë së bashku, kur shetisin nëpër lule, kur punojnë, kur festojnë etj…
Mesazhi që përcjellë kjo shfaqje është Lumturia dhe pozitiviteti vjen nga një lëvizje e flatrave nganjëherë na duhet fare pak që të ndryshojmë jetën tonë dhe ta bëjmë atë më të bukur më të gjithë ata që kemi pranë. Mjafton ti bëjmë gjërat me dashuri për vetën dhe të tjerët …
Koreografe e shfaqjes është Rudina Berdynaj Jakupi
Kostumografe Shpresa Isufi
Muziket e përzgjedhura
Shfaqja do të prezantohet në skenën e teatrit “Faruk Begolli” AAB
Si gjithmonë së bashku me KTV./KultPlus.com