27 Janar, 2019 - 11:26 pm
Shfaqja “I ligu për mend” me regji të Altin Bashës është fitues i festivalit të dramës shqipe “Talia e Flakës 2019” që është mbajtur në qytetin e Gjilanit.
Aktori më i mirë në këtë festival është zgjedhur Luan Jaha.
Çmimi për dramën më të mirë origjinale shqipe i është ndarë autorit Enver Petrovcit i cili ishte edhe regjisor i shfaqjes “Kreolët e Ballkanit”.
Çmimi special në këtë festival i është ndarë aktores Vanesa Petrovcit.
Çmimi për aktoren më të mirë i është ndarë Ilire Vinces. Kurse çmimi për vepër jetësore i është ndarë Jashar Shahiqit.
Në teatrin e Qytetit në Gjilan për pesë net rresht janë dhënë shfaqjet si “I Ligu për mend” prodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës, “I vetëm në Banesë” prodhim i Teatrit të Qytetit të Gjilanit, “Kreolët e Ballkanit” prodhim i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogu” Tiranë, “Hipokritët ose Pacienti anglez” prodhim Qendra Multimedia si dhe “Kur Hana del” prodhim i Teatrit “Adriana”Ferizaj.